Rudina Dembaçaj zbuloi se e ka kaluar COVID-19

Rudina Dembaçaj zbuloi se e ka kaluar COVID-19

Ka shumë personazhe publike të cilët janë infektuar me COVID-19 dhe kanë ndarë eksperiencën e tyre me të gjithë.

Ndërsa si duket aktorja e njohur ka vendosur të mos e ndaj këtë me ndjekësit e saj ndonëse është mjaft e hapur për gjëra tjera.

Së fundmi ajo ka zbuluar se e ka kaluar virusin përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në Instagram.

“Je femër pozitive, shpresoj që vetëm me Covid të mos jesh pozitive.”, i shkroi ndjekëse.

“E kam kaluar”, iu përgjigj Rudina me të qeshura, por që ende nuk ka treguar detaje të tjera se kur u infektua apo si e kaloi.