Ole Gunnar Solskajer kishte deklaruar ditë më parë se Pogba mund të rikthehet në ndeshjet e marsit, përpara atyre me kombëtaren.
Francezi, mund të kthehet nga lëndimi i tij për ndeshjen e madhe ndaj Leicester më 21 mars.
Pogba ka qenë i lënduar që nga 6 marsi dhe pritet të mungojë në ndeshjet e Ligës së Evropës ndaj AC Milan.
Ndërkohë, ndeshja e ardhshme e Djajve të Kuq do të jetë pikërisht ndaj liderit, Manchester City e cila zhvillohet më 7 mars.