Ish-kapiteni legjendar i Liverpoolit, Gerrard, mori këtë çmim pasi përfundoi muajin shkurt me asnjë humbje.
Ky është çmimi i shtatë që ish-reprezentuesi i Anglisë pranon, pas sukseseve që ka pasur në prill, shtator dhe dhjetor të 2019-tës dhe dy herë të tjera në tetor dhe nëntor të 2020-tës.
“Nuk ka të bëjë vetëm të keni lojtarë të talentuar. Një nga gjërat kryesore është shpirti, lufta dhe gjetja e një mënyre për të fituar”, tha Gerrard përpara ndeshjes së shtunës.
Theksojmë se Rangers janë në vendin e parë në Ligën Skoceze, ku pas 31 ndeshjeve nuk kanë asnjë humbje. Kanë fituar 27 ndeshje dhe kanë regjistruara katër barazime.