Aktorja e njohur ka treguar se tashmë e ka kaluar COVID-19.
Ka shumë personazhe publike të cilët janë infektuar me COVID-19 dhe kanë ndarë eksperiencën e tyre me të gjithë, shkruan lajmi.net.
Ndërsa si duket aktorja e njohur ka vendosur të mos e ndaj këtë me ndjekësit e saj ndonëse është mjaft e hapur për gjëra tjera.
Së fundmi ajo ka zbuluar se e ka kaluar virusin përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në Instagram.
“Je femër pozitive, shpresoj që vetëm me Covid të mos jesh pozitive.”, i shkroi ndjekëse.
“E kam kaluar”, iu përgjigj Rudina me të qeshura, por që ende nuk ka treguar detaje të tjera se kur u infektua apo si e kaloi.