Jota flet pas rikthimit nga lëndimi, ka një kërkesë për drejtuesit e klubit

Jota flet pas rikthimit nga lëndimi, ka një kërkesë për drejtuesit e klubit

Pasi ishte lënë jashtë me një dëmtim në gju që nga 9 dhjetori, sulmuesi portugez bëri paraqitjen e tij të parë në 2021 kur ai erdhi si një zëvendësues në minutën e 62-të në ndeshjen e së enjtes me Chelsea.

Pas rikthimit në fushat e gjelbëra, Jota tregoi se ndjehet sikurse të ishte transferuar në afatin kalimtar të janarit në klub.

“Ndihem sikur të isha një transferim dimëror. Kështu shpresoj që ata të mbështeten tek unë dhe të mendojnë se mund t’i ndihmoj në të ardhmen”, u shpreh ai.

Ndeshja e ardhshme e Liverpoolit do të jetë kundër Fulham të dielën, ku pritet që Jota të fillojë nga minuta e parë.