Emina Çunmulaj kujton paraqitjen në sfilatën e “Roberto Cavalli”

Emina Çunmulaj kujton paraqitjen në sfilatën e “Roberto Cavalli”

Emina Çunmulaj është ndër modelet më të njohura shqiptare, e cila tash e një kohë nuk është aktive në pistat e modës.

Modelja, së fundi ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, të cilat i realizoi vite më parë, gjatë pjesëmarrjes në një sfilatë.

Pikërisht ishte sfilata e “Roberto Cavalli”, në të cilën Emina u shfaq e veshur me një fustan me print.

Kjo sfilatë ishte realizuar në vitin 2007 dhe i solli nostalgji modeles shqiptare.

Ndryshe, Emina Çunmulaj është e martuar me Sam Nazarian dhe bashkë kanë dy vajza.