Drake nxit thashetheme për një aferë me Kim Kardashian, teksa ajo ende është në proces divorci me Kanye West

Drake nxit thashetheme për një aferë me Kim Kardashian, teksa ajo ende është në proces divorci me Kanye West

Drake po i shton karburant zjarrit mes Kim Kardashian dhe Kanye West.

Reperi 34-vjeçar bëri që fansat të flisnin për një aferë të përfolur me Kim Kardashian pasi publikoi këngën e tij të re “Wants and Needs” të premten, shkruan DailyMail.

Ai vuri emrin Kanye West në vargjet e këngës: “Po, unë ndoshta duhet të lidhem me Yeezy, kam nevojë për Jezusin/Por sapo fillova të rrëfej, mëkatet e mia, ai nuk do të na besonte”.

Kënga, e publikuar si një nga tri pjesët në EP-në (mini-albumin) e tij të ri, “Scar Hours 2”, është kapitulli i fundit në konfliktin e vjetër të Drake me reperin 43-vjeçar.

Edhe pse Drake nuk e përmend kurrë Kimin me emër në këngë, në rrjetet sociale menjëherë filluan thashethemet se artisti kanadez po i referohej një ndërlidhje të mundshme me 40-vjeçaren.

“E di që Kanye West sapo e dëgjoi atë varg në këngën e re, Drake dhe Kim Kardashian, kishte një ngatërresë të vogël”, shkroi një ans në Twitter.

“Drake në thelb e pranon se ai pati një aferë me Kimin dhe I tha Kanyet”, shtoi një tjetër komentues.

Kënga vjen pasi u spekulua gjerësisht se Drake sugjeroi që ai dhe ylli i “Keeping Up With the Kardashians” kishin një flirt në vitin 2018, pas publikimit të këngës së tij “In My Feelings”.

Ai përsërit në mënyrë të famshme rreshtin ‘Kiki do you love me? (Kiki, a më do)?’ në këngën hit, duke bërë që fansat të aludojnë se Kiki është një pseudonim që motrat e Kimit ndonjëherë e përdorin për të.