Kompanitë bashkohen për të krijuar laptopin më të fuqishëm

Prodhuesit e njohur të çipave, Intel dhe AMD janë bashkuar për të krijuar disa çipa që do t’i mundësojnë laptopëve fuqi të jashtëzakonshme.

Kompanitë kanë njoftuar se do të shfrytëzojnë procesorin e Intelit (CPU) dhe procesorin e grafikës së AMD-së (GPU) në një pako më të vogël se ajo që ekziston sot për të bërë laptopët me dizajn më të hollë, më të lehtë, por me fuqi më të madhe.

Sa më i fuqishëm të jetë truri, aq më i shpejtë dhe më i fortë do të jetë softueri i laptopit dhe sistemet operative. Sa i përket GPU-së, sa më e mirë të jetë ajo, aq më shumë do të ketë mundësi të zhvillohen detyra të caktuara në laptop, si lojërat apo video-editime.

Sipas njoftimeve, një laptop nga bashkimi i dy kompanive do të sillte trashësinë vetëm në 11 milimetra.

Laptopët që kanë çipin e ri të Intelit dhe AMD-së do të kushtojnë nga 1200 deri 1400 dollarë.