Aktori i “Vicar Of Dibley”, Trevor Peacock ndërron jetë në moshën 89 vjeçare

Aktori i “Vicar Of Dibley”, Trevor Peacock ndërron jetë në moshën 89 vjeçare

Ylli i “The Vicar of Dibley”, Trevor Peacock, ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare.

Aktori ka qenë më shumë i njohur për rolin e tij si Jim Trott në komeditë e BBC.

Vdekja u zbulua nga agjenti i tij, i cili njoftoi lajmin për Associated Press.

“Trevor Peacock, aktor, shkrimtar dhe këngëtar, vdiq në moshën 89 vjeçare në mëngjesin e 8 Marsit nga një sëmundje e lidhur me çmendurinë”, thuhej në një deklaratë të publikuar nga familja e tij.

Ai ishte një aktor i suksesshëm i teatrit dhe korri suksese të mëdha me kompaninë “The Royal Shakespeare”. Gjithashtu, u shfaq në versionin filmik të Hamletit në vitin 1990 si dhe në një prodhim të Don Kishotit në vitin 2000.

Përveçse një aktor i talentuar, Trevor ishte gjithashtu një muzikant dhe kompozitor i suksesshëm.


Ai u shfaq me ‘Beatles’ në një edicion special të vitit 1964 “Around the Beatles”, dhe shkroi një numër të hiteve.

Peacock ka qenë i martuar dy herë dhe ishte baba i dy djemve dhe dy vajzave.

I njëjti u tërhoq nga aktrimi në vitet e fundit për shkak të shëndetit të tij dhe u pa për herë të fundit në ekran në 2015.