znj.Sinani: Sot në Miratoc e gjetëm kufirin me Llojanin të mbyllur!

znj.Sinani: Sot në Miratoc e gjetëm kufirin me Llojanin të mbyllur!

Kryetarja e PVD-së me bashkpuntorë të saj ka vizituar B.L.Miratoc ku në profilin e saj në facebook ka shkruar:

Nuk kishte si të mos fillonim takimet tona me qytetarët për zgjedhjet e 28 marsit në Miratoc, ky simbol i MASHTRIMIT të Shqipërim Arifit.

Kufiri ishte mbyllur, por Shqipërimi jo vetëm që nuk dha kurrë dorëheqje, ashtu siç i pati premtuar banorëve në rast se nuk do të hapej kufiri pas pak muajsh të qeverisjes së tij, por ai vazhdon paturpësisht ta kërkoi besimin e atyre që i gënjeu. 

Por, mos hapja e kufirit nuk ishte zotimi i vetëm i tij i parealizuar. Në Miratoc shihet gjithkund mungesa e dorës së qeverisjes. 

Prandaj edhe kuptohej entuziazmi dhe vullneti i sotëm i banorëve për një qeverisje të mirë, si revoltë ndaj izolimit të Qeverisë në Beograd dhe të keqpërdorimit të Qeverisë në Preshevë. 

Siç e pamë dhe e dëgjuam sot, Miratoca ka resurse njerëzore dhe ekonomike. 

Së bashku me dy kandidatët e listës tonë nga Miratoca, znj.Florije Xhemaili, z.Erxhan Ramadani dhe z. Hazir Limani ne u zotuam se do t’i funksionalizojmë ato burime për më shumë qarkullim të njerëzve dhe mallrave, për t’i dhënë frymë Miratocës.

 Qeverisja jonë pas 28 marsit zotohet për realizimin e:   

1) Përmirësimit të rrjetit të ujësjellësit dhe hapjen e puseve të reja me rënie të lirë  

2) Eliminimin e deponisë së egër në vendin e ashtuquajtur “Silishte”

3) Përfshirjen në rrjetin e kanalizimit të zonave ende pa qasje

4) Asfaltimin e rrugës deri te varrezat e reja dhe funksionalizimin e rrjetit për ndriçim, si dhe vendosjen e një trafoje të re 

5) Rindërtimin e rrugës Miratoc-Cakanoc dhe rregullimin e shtegut për këmbësorë

6) Rregullimin dhe asfaltimin e shumë rrugëve të fshatit.

Mjaft e mashtruan Miratocën. Ajo duhet t’i kthehet zhvillimit. Me një qeverisje të mirë. Me një kryetare të mire. E të gjithëve dhe për të gjithë. 

#meArditën #Voto4