Të dielën, më 8 shtator, nga ora 8 deri në 17h, në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë do të organizohen kontrolla preventive.
Me ketë rast, të gjithë qytetarët, edhe ata pa sigurim shëndetësor, do të kenë mundësinë të kryejne kontrollat në vijim:
· Kontrolla e mushkërive - RTG i mushkërive sipas nevojës,
· Markerët e tumorit: CEA (CEA), CA19-9 (CA19-9) dhe AFP (Alpha Fetoprotein),
· EKG,
· Matja e presionit të gjakut,
· Niveli i sheqerit në gjak,
· Kontrolla e barkut me ultrazë,
· Kontrolla e gjëndrave tiroide me ultrazë,
· Analiza e plotë e gjakut,
· Kontrolla e fëmijëve të moshës parashkollore dhe shkollore (mbipesha, shputat e këmbëve dhe shtylla kurrizore).