Drejtori i ri sportiv i klubit, John Murtough, ka punë për të bërë dhe duhet të fillojë përgatitjet sa më herët për afatin kalimtar të verës.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, plani i Djajve të Kuq është që të transferojnë një mbrojtës të krahut për t’i bërë konkurrencë Wan-Bissakas.
Max Aaron thuhet të jetë njëri nga emrat që do t’i bënte konkurrencë të mjaftueshme lojtarit.
Man Utd ka shprehur interesim për 21 vjeçarin, mirëpo akoma nuk ka pasur ndonjë ofertë drejt Norwich Cityt.