Larg sharmit të zakonshëm, Bebe Rexha pozon pa makijazh duke treguar se si duket në përditshmëri

Larg sharmit të zakonshëm, Bebe Rexha pozon pa makijazh duke treguar se si duket në përditshmëri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi publikoi këngën e saj më të re, “Sacrifice”.

Ajo është duke shijuar suksesin e këtij projekti muzikor, që është pritur mirë nga mijëra fansa të saj anë e mbanë globit.

Rexha është gjithashtu mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Ajo është pa komplekse dhe nuk heziton që në të shumtën e rasteve, të shfaqet edhe pa makijazh në imazhet që i publikon për fansat.

Një gjë të tillë e bëri në fotografitë e fundit që këngëtarja i publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, ku shfaqej pa makijazh e me flokët e pakrehura, një dukje e saj e zakonshme në një ditë të lodhshme pas kamerave.

“Në veturë e mërzitur. Pa makijazh. Ngërçet. Flokët super kaçurrela. PMS (sindroma premenstruale) më erdhi disi në depresion. Çkemi”, shkroi Rexha në mbishkrimin e fotografive.

Ky postim i saj ka ngjallur reagime të shumta te fansat, të cilët në hapësirën për komente, e kanë komplimentuar për sinqeritetin që tregon gjithmonë me ta.