Me fitoren e saj në “Grammy” Dua Lipa mori urime të shumta.
Edhe Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook e uroi këngëtaren.
Ai ka postuar një imazh të vajzës së saj me Dua Lipën.
“Hana Pacolli me fituesen e radhës të çmimit “Grammy”, Dua Lipa. Këtë herë për albumin më të mirë në zhanrin “Pop” Urimet e mia më të ngrohta Dua!”, ka shkruar Behgjet Pacolli.
Ndryshe, Dua Lipa fitoi çmimin për albumin më të mirë pop.