Moderatorja Sabine Schmitz humb betejën me kancerin

Moderatorja Sabine Schmitz humb betejën me kancerin

Në moshën 51 vjeçare ka vdekur Sabine Schmitz.

Sabine Schmitz, e njohur si Mbretëresha e Nürburgring dhe ish-drejtuese e shfaqjes së famshme të BBC “Top Gear”, ka vdekur, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

Sabine, gruaja e vetme ndonjëherë që ka fituar garën e famshme në Gjermani me turne 24-orëshe dhe garën e qëndrueshmërisë GT më 1996 dhe 1997, vdiq të martën.

Ajo zbuloi vitin e kaluar se ishte duke luftuar një formë të rrallë të kancerit që nga viti 2017.

Llogaria e garave të Nürburgring shkroi në Twitter, “Nürburgring ka humbur garuesen e saj më të famshme të garave. Sabine Schmitz ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë. Do të na mungojë ajo dhe natyra e saj e gëzuar. Pusho në paqe Sabine!”.

Sabine nuk ishte e huaj në pistën e garës, pasi ishte rritur në Nürburg dhe kaq afër pistës Nürburgring në Gjermaninë perëndimore.

Ajo gjithashtu garoi për ekipin e motorsportit Porsche, që gjithashtu e nderoi atë duke thënë se është “shumë e trishtuar të dëgjosh që Sabine Schmitz (1969-2021) ka ndërruar jetë”.

Sabine ishte 51 vjeçe.