“Unë thash po”, Fjolla Morina merr propozim për martesë nga Fisnik Syla

“Unë thash po”, Fjolla Morina merr propozim për martesë nga Fisnik Syla

Artistja shqiptare ka kurorëzuar dashurinë me martesë. Përmes postimeve në rrjete sociale njoftoi se partneri i ka propozuar gjatë pushimeve në Maldive.

Fjolla ka publikuar video nga momenti i propozimit, i cili duket të ketë ndodhur para një peisazhi bregdetar. “Dhe unë thash PO”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e postimit teksa mori komente të shumta duke e uruar për një jetë të lumtur. 

Ndryshe, çifti e kanë bërë publike lidhjen e tyre vitin e kaluar derisa u komentua edhe diferenca në moshë