Kombëtarja e Belgjikës konsiderohet si një skuadrat favorite për ta fituar EURO 2020.
Gjatë ditës së sotme, Belgjika ka bërë publikimin e listës së lojtarëve të ftuar për ndeshjet e marsit.
Në këtë listë, shihet edhe grumbullimi i Adnan Januzaj, i cili ka pasur një sezon të mirë me skuadrën e Real Sociedad.
Belgjika konsiderohet të jetë si një nga skuadrat favorite për ta fituar evropianin 2020, mirëpo në mars do të luajë për kualifikimet në Kupën e Botës 2022.
Më 24 mars, Belgjika do të luajë ndaj Uellsit për ndeshjet kualifikuese, ndërsa më 27 mars ndaj Çekisë dhe me Bjellorusinë më 30 mars.