Demi Lovato ka zbuluar se mbidoza e saj në vitin 2018 ishte më serioze sesa kishte menduar dikush.
Këngëtarja 28-vjeçare shpjegoi në një intervistë për “CBS Sunday Morning” se ajo ishte vetëm disa minuta larg vdekjes kur u gjet në atë natë fatale.
“Mjekët më thanë se kisha pesë deri në 10 minuta afat dhe … sikur, nëse askush nuk do të më gjente, atëherë nuk do të isha këtu”, tha ajo në një klip promovues të intervistës të publikuar këtë të premte.
“Dhe unë jam mirënjohëse që jam ulur këtu sot”, i tha ajo korrespodentit Tracy Smith.
Demi ka qenë e hapur në lidhje me betejën e saj të gjatë me abuzimin e substancave dhe vështirësinë e saj për të marrë kontrollin e jetës së saj, duke thënë se “duhej të vdiste për t’u zgjuar në thelb”.
Ajo shpjegoi në intervistë se tani është në një vend shumë më të mirë: “Ndihem mirë … Ndiej më shumë gëzim në jetën time sesa kam ndjerë ndonjëherë sepse [nuk jam] duke qetësuar ose zvogëluar ndonjë pjesë të vetes time”.
Interpretuesja e hitit “Skyscraper” u shtrua në spital nga mbidoza e heroinës së lidhur me fentanilin e rrezikshëm qetësues në korrik të vitit 2018 pas një nate argëtimi.
Lovato pranoi që ngjarja traumatike e la të verbër legalisht dhe ende po merret me humbje të dëgjimit, tringëllimë në veshët dhe njolla të verbra në shikimin e saj.
Muzikantja e bëri atë zbulim në dokumentarin e saj të ri të titulluar “Dancing with the Devil” i cili debutoi të martën në Festivalin e Filmit “SXSW”.