Artistja e njohur me famë botërore ka qenë aktive me fotosesione së fundi.
28 vjeçarja ka realizuar disa imazhe nga Texas derisa shihet e veshur me plot stil, transmeton lajmi.net.
Veshur me xhinse dhe një xhaketë me ngjyrë të zezë me disa thekë në të dy anët e krahëve. Flokët e saj i dukeshin natyrale derisa kishte vendosur edhe makijazh ku iu veçoheshin buzët e kuqe.
Selena nuk kishte lënë anash edhe bizhuteri të vendosura ku kishte zgjedhur një palë vathë dhe unaza në duar.
Po ashtu, këngëtarja dukjen e kompletoi me një palë çizme dhe reçipeta. Në një ambient të hapur në natyrë, këngëtarja mori disa poza duke i dhënë vëmendje veshjes së saj.
Ndryshe, së fundi ish i dashuri i saj Justin Bieber ka lansuar albumin ‘Justice’ dhe sipas fansave njëri nga projektet e tij i është dedikuar Selenës.