Arsenal beson se Odegaard është i hapur të qëndrojë në “Emirates”

Arsenal beson se Odegaard është i hapur të qëndrojë në “Emirates”

Arsenal beson se mesfushori Martin Odegaard, është i hapur për idenë që të mbetet në “Emirates” edhe pas këtij sezoni.

Norvegjezi u huazua në janar nga Real Madrid dhe shumë shpejtë ia doli që të hyjë në formacionin e Mikel Artetas duke dëshmuar kapacitetin, përcjellë lajmi.net.

Arsenal planifikon të bisedojë me Realin për blerjen përfundimtare të 22-vjeçarit, por nëse nuk pranon gjiganti spanjoll, atëherë duan ta huazojnë edhe për një tjetër edicion.

Sipas The Times, Reali e vlerëson kartonin e Odegaard në vlerën 51 milionë euro, vlerë që shihet vërtetë e lartë për “Topçinjtë”.

Rëndësi për vendimin përfundimtar të Odegaard do këtë edhe e ardhmja e Zinedine Zidane, i cili e huazoi gjatë janarit sepse nuk e kishte në plane, andaj nëse tekniku francez do mbetet, me shumë gjasa që mesfushori të mbetet te klubi londinez.

Sidoqoftë, vendimi përfundimtar do vendoset në qershor.