Capital T sjell këngën e re “Diego”

Capital T sjell këngën e re “Diego”

Ashtu siç kishte paralajmëruar, reperi Capital T ka publikuar sot (e hënë) këngën e re.

“Diego” mban titullin projekti i radhës i artistit të njohur, të cilin e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Reperi vjen me një paraqitje të mahnitshme në klip, një pjesë e të cilit është xhiruar në stadium e në disa pjesë të tjera ka vënë në fokus Prishtinën.

Kënga duket se ka të bëjë me legjendën e futbollit, Diego Maradonën, i cili ndërroi jetë vitin që lamë pas.

Videoklipi i është besuar ‘Sekuencë Studio’ nën drejtimin e Alban Selimajt.

Projektin e plotë të Capital T tashmë e gjeni të lansuar në kanalin e tij në YouTube.