Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska shijojnë pushimet në Kolashin

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska shijojnë pushimet në Kolashin

Ata janë një nga çiftet më të admiruara shqiptare.

Fjala është për komedianin shqiptar, Ermal Mamaqi dhe partneren e tij, prezantuesen Amarda Toska.

Të njëjtit janë mjaft aktiv në rrjete sociale, ndërsa ndajnë me fansat postime të ndryshme nga përditshmëria e tyre.

Çifti janë duke shijuar prej disa ditësh pushimet në Kolashin, ku shfaqen edhe nën shoqërinë e disa miqve të tjerë.

Ami së fundmi ka ndarë disa imazhe atraktive pranë bashkëshortit, derisa në njërën prej tyre i dhuron një përqafim.

“Bora e fundit 2021. Meqë vera zgjat deri në nëntor”, ka shkruar ajo.

Ermali dhe Amarda janë të martuar prej shumë vitesh dhe tashmë janë prindër të dy fëmijëve.