Mësimi i një gjuhe të dytë e përmirëson zhvillimin e trurit, ju mbron nga demenca dhe ndihmon në jetëgjatësinë e vëmendjes, transmeton RTV Aldi
Siç duket gjuha mandarine është më e ‘nxehta’ për momentin, ku disa prej familjeve të profilit të lartë kanë filluar t’ua mësojnë këtë gjuhë fëmijëve të tyre në një moshë shumë të re.
Kinezishtja është gjuha me më së shumti folës vendas në botë, ku ka rreth 1.2 miliardë të tillë. Ekzistojnë dy dialekte kryesore të cilat i ka gjuha kineze – mandarinn dhe kantonishten – dhe 1 miliardë nga totali e flasin gjuhën mandarine.
Pra kjo shifër tregon se kjo gjuhë do të vazhdojë të jetë e rëndësishme për biznese në të ardhmen.
Jeff dhe Mackenzie Bezos
Themeluesi i ‘Amazon’, Jeff Bezos, bashkë me gruan e tij kanë katër fëmijë dhe kanë eksperimentuar me shumë mënyra se si t’i edukojnë fëmijët.
“I kemi provuar të gjitha gjërat… duke përfshirë udhëtimi jo-sezonal, eksperimente shkencore në kuzhinë, mësimin e gjuhës mandarine, programin matematikor të Singaporit, dhe shumë sporte tjera”, ka treguar MacKenzie për për Vogue.