Mimoza Shkodra paralajmëron rikthimin me një projekt të ri muzikor pas një kohe

Mimoza Shkodra paralajmëron rikthimin me një projekt të ri muzikor pas një kohe

Ajo ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor, megjithëse është mjaft e pranishme dhe më afër fansave e publikut në rrjete sociale.

Fjala është për këngëtaren Mimoza Shkodra, e cila prej më shumë se dy vitesh nuk ka sjell një këngë profesionale të realizuar me videoklip.

E njëjta duket se po rikthehet në skenë pas një pauzë, siç ka bërë të ditur me postimin e fundit të ndarë në Instagram.

“Një baladë apo një këngë verore?”, ka qenë pyetja e Shkodrës drejtuar ndjekësve shoqëruar me një imazh të vetes duke buzëqeshur.

Reagimet në komente ishin të menjëhershme, disa prej të cilëve dëshironin një baladë e disa të tjerë komentuan për një këngë verore.

Sido që të jetë, rikthimi i 36 vjeçares me padurim po pritet përkundër se nuk zbuloi më shumë për këngën e radhës.

E fundit që ka realizuar mbetet “Dy herë një gabim” në bashkëpunim me artistin Sabri Fejzullahu.