Rrëfimi i Arbnora Ademajt: Propozimi për martesë, interpretimi i ninullës shqipe në filmin turk dhe jeta luksoze

Rrëfimi i Arbnora Ademajt: Propozimi për martesë, interpretimi i ninullës shqipe në filmin turk dhe jeta luksoze

Arbnora Ademaj u bë pjesë e botës së spektaklit pas kurorës së ‘Miss Peja’ e duke vazhduar si triumfuese në ‘Miss Kosova’ e përfaqësim ndërkombëtar të Kosovës në ‘Miss Globe’.

Kjo ishte dera e duhur për t’u bërë pjesë e shoubizit shqiptar, pasi që menjëherë pas tyre u bë prezantuesja e parë e sportit në Kosovë, e teksa rrugëtimin profesional e vazhdoi edhe me emisione argëtuese.

Por, përpos kësaj në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, Arbnora zbuloi më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku një ndër to ishte se ka marrë shumë propozime për martesë, por që nuk ka qenë momenti i duhur e teksa ka komentuar faktin që asnjëherë nuk ka bërë publik asnjë të dashur.

Vetura e saj luksoze është përmendur goxha shumë e për këtë pjesë tha se e kishte pasion, e gjatë gjithë kohës ajo ka ndërruar makinat aktuale duke shtuar para shtesë.

E ndërsa, suksesi i saj i fundit është padyshim angazhimi në kinematografinë turke ku do të shfaqet në një film në seri që do të jetë pjesë e një prej platformave më të mëdha në botë e madje ka sjellë pamje ekskluzive.

Rrëfimi i Arbnora Ademaj në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” vazhdon edhe me zhgënjimet e momentet e vështira që ka përjetuar gjatë jetës së saj.