Ylli i WWE, Ronda Rousey në pritje të fëmijës së parë

Ylli i WWE, Ronda Rousey në pritje të fëmijës së parë

Ronda Rousey raportohet se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Ylli i WWE dhe ish kampionia e UFC, 34 vjeçare, njoftoi lajmin emocionues së bashku me burrin Travis Browne të mërkurën në kanalin e saj në YouTube.

“Unë nuk di si të them për këtë – katër muajsh shtatzënë”, tha ajo.

“Unë jam katër muajsh shtatzënë? Unë kam ngelur shtatzënë në janar, pra katër muaj. Nuk mund ta fsheh më kështu që është koha për ta treguar atë”, shtoi ajo e emocionuar.

Foshnja thuhet se do të lindë këtë shtator dhe çifti do të zbulojnë gjininë më vonë.

Rousey dhe bashkëshorti i saj u martuan në vitin 2017 në Hawaii.