Presidentja uron Dua Lipën për çmimet: Meriton mirënjohje për gëzimin që muzika e saj ka sjellë në të gjithë botën

Presidentja uron Dua Lipën për çmimet: Meriton mirënjohje për gëzimin që muzika e saj ka sjellë në të gjithë botën

Vjosa Osmani e uroi këngëtaren Dua Lipa për triumfin në “Brit Awards”.

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, arriti të rrëmbejë dy çmime në edicionin e radhës të “Brit Awards”.

Në ceremoninë më të përfolur të muzikës, Dua mori dy çmime të rëndësishme, duke përfshirë këtu çmimin “Artistja më e mirë solo e vitit” si dhe atë kryesorin “Albumi më i mirë”.

Konkurrenca për çmimin kryesor ishte e madhe, por Dua arriti të lë pas gjithë artistët dhe triumfoi me “Future Nostalgia”.

Suksesit të Duas i janë gëzuar gjithë shqiptarët, ndërsa një urim të veçantë artistja e mori nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani e uroi Duan përmes rrjetit social Twitter, duke thënë se albumi i saj erdhi në kohë të vështirë, andaj meriton mirënjohje që muzika e saj ka sjellë gëzim në gjithë botën gjatë kësaj periudhe.

“Urime yllit tonë për dominimin në Brits 2021 natën e kaluar! Albumi i saj i fundit erdhi në një kohë të vështirë për shumë njerëz dhe ajo meriton mirënjohje për gëzimin që muzika e saj ka sjellë në të gjithë botën. Me dashuri nga Kosova”, ka shkruar Presidentja në Twitter.