Mbrojtësi Dejan Lovren dhe një përgjigje interesante kur u pyet për mikun e tij, Mohamed Salah.
Egjiptiani ka kaluar një tjetër sezon të suksesshëm në Premierligë dhe është i lidhur me largimin nga “Anfield”,
Lovren ka komentuar të ardhmen e Salah, duke mos e mohuar largimin.
“Nuk mund të flas në emër të tij për planet, por mendoj se është i njëjtë si unë”.
“Nëse është i fokusuar, është i fokusuar aty dhe këtë e ka treguar me golat e shënuara. Asnjëherë nuk e di se çfarë do ndodh në futboll”.
“I uroj me të mirat, shpresoj që të fiton shumë trofe te Liverpool, por futbolli mund të jetë shumë i ndryshueshëm”.
“Gjithmonë do jemi në kontakt, është më shumë se mik. Ai e di se mund të më flas kur do që i duhem dhe mund të flas për gjithçka”.
“Edhe nëse klubi nuk ia del mirë flasin kualitetet personale”, deklaroi ai.
Thuhet se PSG-ja ka interesim për egjiptianin, të cilit i skadon kontrata pas dy viteve.