Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino po mendon për ndryshimin e rregullave në futboll.
Kreu i shtëpisë së futbollit botëror po punon në organizimin sa më efektiv dhe funksional të mundshëm në aspektin e spektaklit në Botëror.
Dhe, zvicrano-italiani po mendon edhe për “kohën e vdekur”, e cila po i kushton shumë futbollit.
Koncepti prapa arsyetimit është se tifozët paguajnë për të parë futboll 90 minuta, jo për 50 minuta efektivë të lojës.
Për ta futur “kohën efektive”, megjithatë, nevojitet modifikimi i rregullores nga ana e IFAB.
Dhe më pas, rruga praktike është ajo që të kursehet kohë, ka thënë ai për “Corriere dello Sport” derisa qëndroi në Itali për të marrë pjesë në ngjarjen kushtuar Artemio Franchit.
Në “Katar 2022”, pra, mund të na presin ndeshje me 100 e më shumë minuta lojë, me kohë shtesë domethënëse.
Kjo është bërë në vazhdën e 10 ndryshimeve të parapara në kohë të rregullt, nga 5 të lejuara në secilin ekip kombëtar.