Rebel Wilson zbulon sekretin e jashtëzakonshëm për humbjen e peshës e cila nuk përfshin stërvitje dhe dieta të rrepta

Rebel Wilson zbulon sekretin e jashtëzakonshëm për humbjen e peshës e cila nuk përfshin stërvitje dhe dieta të rrepta

Aktorja Rebel Wilson thotë se ajo kurrë nuk është ndjerë më mirë pasi ndoqi një rutinë të qëndrueshme gjatë udhëtimit të saj për humbjen e peshës 30 kg.

Aktorja e humorit 41-vjeçare foli për “Shape” për ‘vitin e saj të shëndetit’ dhe tha se ishte ecja e rregullt, jo stërvitje rraskapitëse, ajo që e ndihmoi atë të zhvendoste kilogramët, shkruan Daily Mail.

Ajo zbuloi se ‘ecja e moderuar’ ishte në të vërtetë një komponent kyç për humbjen e saj të peshës dhe e ndihmoi atë të hidhte ‘yndyrë të panevojshme trupore.

“Unë kurrë nuk e konsiderova mirëqenien nga të gjitha anët”, tha ajo për transformimin e saj.

“Por unë po bëja 40 vite jetë dhe po mendoja të ngrija vezët e mia, dhe ekspertët më thanë se sa më i shëndetshëm të jem, aq më mirë mund të shkojë procesi.”

Rebel pranoi se ajo ndonjëherë bëhet emocionale kur mendon pse nuk i dha më shumë rëndësi shëndetit të saj më herët.

Gjatë udhëtimit të saj shëndetësor, Rebel ndoqi një ‘program përmirësimi’ në Austri ku mësoi për përfitimet e ‘ecjes së moderuar’, e cila shpejt u bë një rutinë e re.

Për t’i mbajtur shëtitjet e saj interesante, Rebels shpesh dëgjon podcast.

Ndërsa u përqendrua në ‘vitin e saj të shëndetit’, Rebel përfundimisht arriti peshën e saj të synuar prej 74 kg deri në fund të vitit 2020.