• E mërkurë / Apr-23 00:10
  • Kontakt

Studim: Bakteret që ndalojnë zhvillimin e kancerit në lëkurë

Një lloj specifik bakteresh, që mund të shkaktojnë infeksione, mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit të lëkurës.

Studiuesit në Universitetin San Diego në Kalifornia kanë ekspozuar minjtë që kishin tumor ndaj bakterit staphylococcus epidermidis dhe kanë gjetur se një molekulë, të cilën e prodhon kjo baktere, ka ndaluar rritjen e tumoreve.

“Këto të gjetura çojnë në zhvillimin e tretmaneve të reja që ulin rrezikun për kancer të lëkurës” është shprehur udhëheqësi i studimit, Richard Gallo.

Janë 11 lloje të baktereve staphylococcus që mund të jetojnë në lëkurë apo në hundë.

Përderisa në shumicën e rasteve këto baktere janë të padëmshme, ato mund të shkaktojnë infeksione me simptoma si irritim të lehtë të lëkurës dhe në rastet më të rënda edhe helmim të gjakut.