Thjesht dhe shpejt, ja si të trajtoni të vrarat nga këpuca në kushte shtëpie

Thjesht dhe shpejt, ja si të trajtoni të vrarat nga këpuca në kushte shtëpie

Në qoftë se doni të eleminoni sa më shpejt të jetë e mundur flluskat e fryra pas këmbëve futini në ujë të ngrohtë dhe pas fshirjes lyejini me vazelinë.

Ecja dhe qëndrimi në këmbë për orë të tëra, djersitja, mbathja e këpucëve pa çorape krijojnë habitatin ideal për formimin e qeskave të dhimbshme me lëng që njihen ndryshe si flluskat e këmbës.

Flluskat janë përgjigjja auto-imune e trupit tonë për t’u mbrojtur nga fërkimi i lëkurës me djersën ose materialin e këpucëve e sandaleve. Ju mund t’i trajtoni ato me metoda natyrale të thjeshta dhe që nuk ju rëndojnë xhepin.

Xhel Aloe vera: Xheli i bimës së Aloe veras ka veti anti-inflamatore të forta. Ai lehtëson  çdo lloj inflamacioni siç janë në këtë rast enjtja dhe skuqja e lëkurës. Ai ka gjithashtu aftësi hidratuese.

Uthulla e mollës: Uthulla e mollës parandalon inflamacionin e lëkurës. Merrni një tampon pambuku dhe njomeni me uthull molle , vendoseni butësisht rreth zonës së flluskës dhe mbajeni për disa minuta.

Pasta e dhëmbëve (kolinozi): Mund ta keni përdorur në fytyrë, për larjen e shumë objekteve, por ky produkt ka efekt shumë pozitiv në qoftë se keni probleme me flluskat.

Vazelina: Në qoftë se doni të eleminoni sa më shpejt të jetë e mundur flluskat e fryra pas këmbëve futini në ujë të ngrohtë dhe pas fshirjes lyejini me vazelinë.