Elvana Gjata dhe Yll Limani lansojnë projektin “E di & Marre”

Elvana Gjata dhe Yll Limani lansojnë projektin “E di & Marre”

Është bashkëpunimi i tyre i parë.

Këngëtarja nga Shqipëria i ka bashkuar forcat me këngëtarin nga Kosova për të sjellë projektin e radhës pas të fundit i cili rezultoi mjaft i suksesshëm.

Elvana Gjata dhe Yll Limani janë bërë bashkë për të dhënë goditjen në skenën muzikore me projektin e tyre të cilin e kanë paralajmëruar edhe sot.

“E di & Marre” mban titullin projekti i publikuar nga dyshja simpatike që padyshim do jetë mjaft i pëlqyer nga fansat e tyre.

Përndryshe, Ylli ka që nga prilli që nuk ka sjellë këngë të re përkundër Elvanës që e lansoi të fundit në qershor.