Kanye West ka ndezur spekulimet se ai tradhëtoi gruan Kim Kardashian pas lindjes së dy fëmijëve të tyre të parë, shkruan Daily Mail.
Projekti muzokor “Hurricane” i reperit ka bërë fansat të flasin pasi sipas tekstit të saj, ata aludojnë se ai rrëfen pabesinë e tij.
“Këtu po veproj shumë i pasur / Këtu shkoj me një vajzë të re / Dhe e di cila është e vërteta / Ende luaj ‘pas dy fëmijëve / është shumë e vështirë kur jeta jote lëviz gjithmonë”, tha 44-vjeçari, i cili premierën e albumit të tij Donda e bëri të dielën, 29 Gusht.
“Kënga është në një farë mënyre dëshmia e tij për gjithçka që bëri keq dhe duke marrë përgjegjësi për prishjen e martesës së tyre”, tha një burim për kuptimin e mundshëm të këngës.
Një tjetër i tha PageSix se “vajza e re” i përmendur në tekstet e “Hurricane” nuk është një shenjë se ai e tradhëtoi Kim me supermodelen ruse Irina Shayk, nga e cila thuhet se u nda nga muaji i kaluar.