Caitlin Hale dhe Angelo Massagli, të njohur për rolet e tyre si Marta dhe Frankie në filmin ikonik “School of Rock” të vitit 2003, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore në New York, 22 vjet pas shfaqjes së tyre së bashku në ekran.
Dyshja filloi romancën e tyre në vitin 2016 dhe tani kanë thënë “Po” përpara miqve dhe familjarëve të tyre më të afërt, duke përfshirë edhe disa nga ish-kolegët e filmit që festuan me ta në “Park Château Estate & Gardens”.
Caitlin, 33 vjeçe, dukej magjepsëse me një fustan të bardhë saten pa rripa, i cili kishte një prerje të guximshme deri në kofshë, duke zbuluar çizmet e bardha të shkëlqyera deri te gjuri.
Ndërkohë, sipas mail online, Angelo, 32 vjeç, shfaqej elegant në një kostum të zgjedhur, ndërsa çifti i sapomartuar kërcente gjatë festës madhështore.
Vendndodhja ishte e zbukuruar me lule të bardha të bukura dhe qirinj, ndërsa një saksofonist argëtonte të ftuarit me muzikë live.