Drake zbulon bashkëpunimet për albumin e tij më të ri

Drake zbulon bashkëpunimet për albumin e tij më të ri

“Certified Lover Boy” kështu quhet albumi më i Drake që mesa duket do të përmbajë bashkëpunime me emra shumë të mëdhenj të botës së muzikës.

Teksa të gjithë po presin me padurim publikimin e tij, së fundmi një sërë tabelash në qytete të ndryshme në SHBA kanë zbuluar se cilët artistë do të jenë pjesë të albumit.

Ata konfirmuan duetet me Lil Durk, Ty Dolla Sign, Giveon Young Thug, Future, 21 Savage, Lil Baby, Yebba dhe Project Pat.

Ndërkohë në mesin e gjithë këtyre tabelave, ishte një më e veçanta që “çmendi” të gjithë fansat. Ajo u shfaq në New York dhe në të lexohej “Hej New York, the GOAT është në CLB.”

Për të gjithë ata që nuk e dinë G.O.A.T- Greatest of All Times, do të thotë më i miri i të gjitha kohërave.

Pas këtij lajmi, kanë nisur dyshimet se “GOAT” i referohet Jay-Z, ndërsa disa të tjerë aludojnë se bëhet fjalë për Nicki Minaj.

Më herët, Drake ka triumfuar në “Billboard Music Awards” pasi arriti të rrëmbejë çmimin si ”Artisti i dekadës”. Ai u ngjit në skenë për të pranuar çmimin bashkë me të birin 3 vjeçar, Adonisin dhe falenderoi nga skena familjen e tij. Këtë fjalim, ai e përfundoi duke ngritur në krahë Adonisin, të cilit i dedikoi dhe çmimin.