Ronaldo: Ti bashkohesha Man United, vendimi më i mirë që kam marrë

Ronaldo: Ti bashkohesha Man United, vendimi më i mirë që kam marrë

Ylli portugez bëri një rikthim ‘ëndërrash’ në ‘Old Trafford’ pasi ai shënoi dy herë në debutimin e tij të dytë për ‘Djajtë e Kuq’ pasi ata mundën Newcastle 4-1 të shtunën.

Ronaldo, 36 vjeç, u transferua nga Juventusi në fund të afatit kalimtar teksa United hyri në lojë për të siguruar që ai të mos përfundonte te rivalët e Manchester City, i cili dukej i gatshëm për ta blerë atë.

Ish-ylli i Real Madridit thotë se gjërat dolën për mirë dhe se ai shpreson të ndihmojë në udhëheqjen e Unitedit drejt trofeve.

“Ky është vendimi më i mirë që kam marrë. Ishte koha e duhur,” tha Ronaldo në një intervistë për ‘Telefoot’.

“Dua të bëj histori, të ndihmoj Mançesterin të ketë rezultate të mëdha dhe të fitojë trofe”, është shprehur ylli portugez. 

Kthimi i Ronaldos në United e sheh atë të ribashkohet me ish-shokun e skuadrës së Madridit, Raphael Varane, i cili gjithashtu u transferua në klub në dritaren e verës.

Dyshja kaluan shtatë vjet së bashku në Santiago Bernabeu para se Ronaldo të largohej për t’u bashkuar me Juventusin dhe qendërmbrojtësi është i kënaqur që është përsëri në anën e tij.

“Të luash me më të mirët është një kënaqësi e madhe. Cristiano është një profesionist i madh, fizikisht ai është gjithmonë në më të mirën e tij, ai gjithmonë ka atë cilësi përfundimtare,” tha Varane.

“Ajo që ai do t’i sjellë këtij ekipi është vullneti i tij për të fituar, mentaliteti i tij fitues”, përfundoi francezi. 

United tani e kthen vëmendjen te Liga e Kampionëve ndërsa ata përgatiten për të luajtur kundër skuadrës zvicërane, Young Boys në ndeshjen e tyre të parë të fazës së grupeve të martën.