Një lajm tronditës vjen nga bota e boksit.
Boksieri rus, Arrest Sahakyan ka ndërruar jetë, 10 ditë pasi ra në koma nga një nokaut që pësoi gjatë një meçi.
Sahakyan ndërroi jetë pas meçit ndaj Igor Semernin, i cili e nokautoi dhe e la në gjendje koma. Ai nokaut doli të ishte fatal.
Boksieri armeno-rus qëndroi në koma për 10 ditë, para se të njoftohej për vdekjen e tij.
Gjatë karrierës së tij, boksieri zhvilloi 9 meçe duke fituar gjashtë nga to.