Cryogenics mund të jetë pajisja që do prishë rregullin e natyrës dhe të ringjallë të vdekurit.
Ky eksperiment që tejkalon të gjitha parashikimet njerëzor vjen nga presidenti i Institutit Cryonics në Michigan, Dennis Kowalski i cili ka deklaruar se ka ndërtuar një pajisje që do risjelle në jetë trupat e ngrirë.
Koewalski deklaron se nëpërmjet pajisjes cryonices dhe terapisë me qelizat burimore personat që kanë ndërruar jetë mund të rikthehen përsëri në këtë botë brenda 50 deri në 100 vitet e ardhshme, madje dhe në një moshë më të re se ajo që kanë ndërruar jetë.
Instituti Cryonics në Michigan, ofron shërbime për ngrirjen e trupave dhe ka ofruar këtë mundësi për të gjithë klientët e tij.
Deri tani rreth 2.000 persona kanë regjistruar emrat e tyre për tu ngrirë nga cryogenically por jo vetëm kaq njerëzit kanë regjistruar dhe emrat e kafshëve të tyre shtëpiake, ku deri tani janë regjistruar 100 të tilla.
Doktori Dennis Kowalski deklaron se deri tani janë 160 persona në procesin e ngrirjes në laboratorin e tij.
Ai shpjegon se nëpërmjet kësaj pajisje truri do ruhet nga çdo dëmtime dhe me avancimin e teknologjisë dhe mjekësisë trupi do ri formohet dhe do të kurohet sëmundja që ka shkaktuar vdekjen dhe nëpërmjet qelizave bimore njeriu i ngrirë do rikthehet dhe njëherë në jetë dhe në moshën të re.