2 gjërat që mund të bësh për ta bërë kompjuterin më të shpejtë

2 gjërat që mund të bësh për ta bërë kompjuterin më të shpejtë

Kompjuteri i ngadaltë është kthyer në armikun tënd.

Dëshiron të mbarosh një raport, një detyrë, duhet ta dërgosh sa më shpejt një email, por…kompjuteri ngec.

Asnjë faqe nuk hapet më, vetëm rrathët e tyre vijnë rrotull dhe ty mendja po ashtu. Kompjuteri i ngadaltë është kthyer në armikun tënd. Ja çfarë duhet bërë:

Mbylle kompjuterin çdo natë.

Duket si një veprim që e bën me intuitë, por nëse nuk je ai tip, mundet thjesht të mbyllësh faqet dhe të largohesh nga dhoma.

Mbyllja e plotë, ndihmon që kompjuteri të pastrojë të gjithë materialin e ngarkuar në drive-t e tij të përkohshëm, siç janë dosjet e fshehura, download-et e përkohshëm, etj. dhe i jep mundësinë pajisjes të punojë më shpejt ditën tjetër.

Gjithmonë shkarko update-imet e programeve.

E dimë, është e mërzitshme të rrish 20 minuta duke pritur që sistemi operativ të përditësohet, por duke mbyllur gjithë tabelat që të paralajmërojnë për to, ndikohen të gjitha aplikacionet dhe programet që përdor dhe shtyn rregullimin e problemeve që mund të jenë duke ngadalësuar kompjuterin.

Për më tepër është më mirë të bëni përditësimin kur shfaqet për herë të parë mundësia sesa të presësh për një verison të ri, që mund të marrë edhe më shumë kohë për t’u shkarkuar.