Ka shumë arsye pse njerëzit thonë se në universitet do të kaloni vitet më të mira të jetës. Ju takoni njerëz të rinjë me të cilët do të kaloni një periudhë të gjatë në jetën tuaj.
Në universitet krijohen miqësi reale që i rezistojnë edhe kohës. Më poshtë do të mund të lexoni pse në universitet ju mund të gjeni miqtë më të mirë në botë:
Ju ishit miq kur kishit më shumë nevojë për ta
Shumica prej nesh e dimë sesa i vështirë dhe intensiv mund të jetë universiteti. Studimet, provimet, kreditë studentore dhe shumë gjëra të tjera mund ta rrisin stresin. Në mes të gjithë kësaj ngarkese, miqtë janë ata që na ndihmojnë dhe na qëndrojnë pranë në momente të tilla.
Ata ishin familja juaj kur ndiheshit vetëm
Kur ishit në universitet, ndoshta ishit larg nga shtëpia, prindërit, motrat ose vëllezërit. Prandaj, ju gjetët familjen pranë miqve tuaj të dhomës.
Ata ju kanë parë në gjendjen tuaj më të keqe
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një sulm paniku, provimesh, stresi apo përplasje emocionale, miqtë tuaj të universitetit kanë qenë aty për ju dhe ju kanë ndihmuar të kaloni gjithçka. Dhe, pavarësisht se i panë të gjitha këto, ata akoma ju pëlqyen dhe donin të ishin miku juaj.
Ju kanë parë në gjendjen tuaj më të mirë
Nëse ka momente të këqija, atëherë patjetër që ka edhe të mira! Dhe miqtë tuaj të universitetit kanë qenë ndoshta rreth jush për gjithçka. Ashtu si kur keni kaluar një provim të rëndësishëm ose keni marrë ndonjë një lajm të mirë, shumicën e kohës, miqtë tuaj të universitetit janë të parët me të cilët keni ndarë lajmet e bukura.