• E mërkurë / Apr-23 05:15
  • Kontakt

Martohuni me femra të cilat i përkasin këtyre shenjave horoskopi, janë nënat më të mira

Të qenit prind është një prej detyrave më të vështira.

Të qenit prind është një prej detyrave më të vështira. Disa madje nuk arrijnë dot ta përmbushin, e ndërsa disa të tjerë duket se e kanë talent të lindur. Edhe astrologjia ka fjalën e saj në këtë pjesë, pasi bazuar në disa karakteristika ne ju prezantojmë me 3 prej shenjave të horoskopit të cilat pa dyshim do të jenë nëna të shkëlqyera. Ja për cilat bëhet fjalë

1 – Peshqit – Nuk mund të zinte vendin e parë asnjë shenjë tjetër veç Peshqve. Ato do rrisin fëmijë të ndjeshëm, kreativ dhe shumë të sjellshëm. Ajo është një femër e kujdesshme e cila është gjithmonë gati të sakrifikojë për të vegjlit e saj. Do dhurojë shumë dashuri, ndërsa kur vjen puna te kritikat, do dijë të gjejë mënyrën e duhur për ti bërë pa lënduar.

2 – Peshorja – Femrat e Peshores janë paqësore dhe të balancuara. Ato do krijojnë një marrëdhënie thuajse perfekte me fëmijët e tyre, pasi janë të afta të marrin përsipër të gjitha rolet. Ato dinë të jenë shoqe, mama, por edhe të disiplinuara. Një nënë Peshore do të bëhet padyshim mikesha më e mirë e fëmijëve të saj, por edhe për bashkëshortin do gjejë kohën e duhur. Familja është gjithçka për to.

3 – Dashi – Një nënë Dash do të mbajë kohën e fëmijëve të saj të zënë me aktivitete dhe gjërat që ata duan. Ajo do të rrisë fëmijë të shkathët, të zotë për veten dhe do i mësojë se pavarësia është çelësi i suksesit. Një nënë Dash do kujdeset në maksimum që fëmijëve mos ti mungojë asgjë, mirëpo kur vjen puna te disiplina,  me të nuk ka shaka.