Nëse jeni duke kërkuar për këshilla financimi ose jeni duke u përpjekur për madhështinë financiare Warren Buffett mund të jetë modeli i përsosur për t’u ndjekur. I njohur për kompaninë e tij Berkshire Hathaway, Bufet zotëron një shumë neto prej 80.7 miliardë dollarësh sipas Forbes, por i quajturi ndryshe Orakulli i Omaha-s nuk lindi me një lugë argjendi.
Deri në moshën 30 vjeçare arriti të bënte 1 milionë dollarë. Nëse kërkoni këshilla të mira për të bërë investime ose se si të bëni një milionë dollar, ai është modeli që duhet ndjekur. Nëse ndiqni këto këshilla nga Buffet, ju do të jeni në rrugën e duhur për të bërë milionin e parë.
Në pamje të parë, ndërtimi i një vlere neto prej $ 1 milion mund të duket i paarritshëm, por është më realiste se sa mendoni. Në fakt, ju nuk keni nevojë as për një biletë fituese llotarie, as për të ardhura që ju japin garanci të madhe që të mund të arrini këtë shumë.
Të ardhurat tuaja vjetore sigurisht luajnë një rol, por në të vërtetë mënyra se si i shpërndani paratë tuaja ka më shumë rëndësi se të ardhurat tuaja. Kur bëhet një planifikim siç duhet, kur ekziston një etikë pune e fortë, zakonet e shpenzimeve të përgjegjshme dhe investimi i suksesshëm mund të rrisin shanset tuaja për të arritur shifrën 1 milionë dhe për të shkuar më tej.
Arritja e këtij qëllimi do t’ju kërkojë të bëni disa sakrifica, por ndjenja e sigurisë financiare është pa çmim. Nëse doni seriozisht të bëheni milionerë, është koha të filloni të bëni disa lëvizje të mëdha.