Presheva 10, Bujanoci 17 raste, 224 në rrethin e Pçinjës, korona po vlon gjithandej

Presheva 10, Bujanoci 17 raste, 224 në rrethin e Pçinjës, korona po vlon gjithandej

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 723 persona.
Në bazë të analizave të publikuëara 224 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 151 janë nga Vranja, 25 nga Surdulica, 17 nga Bujanoci, 15 nga Vlladiqin Hani, 10 nga Presheva, 4 nga Tërgovishta dhe 2 nga Boseligradi.

Rritja përnjëher e rasteve të reja me virusin korona sipas mjekëve është tejet shqetësuese, për faktin se pjesa dërmuese e të infektuarve janë të vaksinuar ndërsa, shifrat në mënyrë drastike janë në rritje.

Mjekët gjithashtu apelojnë që masat në fuqi të respektohen në mënyrë strikte, sepse edhe virusi sezonal po e ndihmon përhapjen e Covid-19