Vajza nga Deçani i rrahu prindërit dhe vëllanë, arrestohet

Vajza nga Deçani i rrahu prindërit dhe vëllanë, arrestohet

Në Komunën e Deçanit është arrestuar një femër nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës, babait dhe vëllait.

Sipas Policisë, viktima femër ka raportuar se vajza e saj në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj dhe dy familjarëve babait dhe vëllait të saj.

Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Deçan,  13.01.2022 – 09:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se vajza e saj, e dyshuara femër kosovare në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj dhe dy familjarëve babait dhe vëllait të saj. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.