Postimi i plotë i znj.Ardita Sinani:
Vazhdojnë paraqitjet e turpshme të kryetarit të Komunës së Preshevës nëpër studiot televizive në Kosovë e Shqipëri.
Në paraqitjet e tij skandaloze, Shqiprim Arifi, në mungesë totale të një koncepti të qartë qeverisës, zhvillimor e social për qytetarët e komunës së Preshevës, detyrë për të cilën i lartëpërmenduri e ka marrë nga kontrabandimi i pushtetit në vitin e kaluar, ka marrë detyra të reja.
Detyra këto, të cilat rastësisht apo jo përputhen plotësisht me agjendën e qeverisë autokrate të Serbisë, e që është delegjitimimi i institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.
Por, duke u rikthyer në kohë e në ngjarjet politike sidomos të viteve të fundit në Luginë të Preshevës, është vështirë e besueshme të jenë rastësi.
Së fundmi, kryetari i Komunës së Preshevës në një televizion nacional në Prishtinë, i kompleksuar nga të qenurit bashkëpunëtor i afërt i strukturave politike e parapolitike në Beograd, tentoi që me disa fotografi ku shihem unë dhe Aleksandar Vulini, të shfajësoj dhe shpërlajë figurën e tij enigmatike.
Sa për sqarimin e opinionit në Luginë e më gjerë, në fotografitë të cilat i lartëpërmenduri i ka postuar edhe në faqen e tij zyrtare, e vërteta është si në vijim.
Në shënimin e ditës së refugjatëve, në kampin e përqëndrimit, unë kam marrë pjesë në cilësinë e kryetares së Komunës së Preshevës, në prezencën edhe të shumë ambasadorëve, e në të cilën ngjarje ka qenë prezent edhe Aleksandar Vulin, atëkohë Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Ngjarje kjo e vitit 2017 dhe e cila është bërë publike që në ditën që është shënuar dita e refugjatëve, e unë kam qenë e ftuar si kryetare e Komunës, e cila ka investuar në përmirësimin e kushteve të qendrimit në kampin e refugjatëve nga Siria dhe Lindja e Mesme.
Në po të njejtin vit, ku presidenti i atëhershëm dhe aktual, Aleksandar Vuçiq kishte shprehur keqardhje për shkarkimin e Shqiprim Arifit nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës.
Sipas Aleksandar Vuçiq, me ndërhyrjen dhe direktivat e Prishtinës dhe Tiranës, në Komunën e Preshevës ishte shkarkuar një njeri të mirë i gatshëm dhe bashkëpunëtor i shkëlqyeshëm i Beogradit.
E sa është bashkëpunnëtor i shkëlqyeshëm i Beogradit, Shqiprim Arifi po e dëshmon vet çdo ditë e më shumë.
Bashkëpunim nga i cili përmirësimi i gjendjes së të drejtave të shqiptarëve në Luginë nuk ka lëvizur asnjë hap, madje ka shënuar regres. Të vetmin progres nga ky bashkëpunim e kanë qeverisjet autoritare në Beograd dhe të instaluarit dhe “bashkëpunëtorët e shkëlqyeshëm” i sojit të Shqiprimit.
E vetëdijshme se as ky reagim, e asnjë gjendje tjetër faktike nuk shëron komplekset e Shqiprim Arifit, për të cilin historia po i rezervon një vend të veçantë.
Vend për të cilin Shqiprim Arifi denjësisht do t’i konkuroj shumë figura të turpshme të kombit shqiptar.