Ushtria ruse ishte përgatitur dobët për pushtimin e saj në Ukrainë dhe tani po përballet me shumë vështirësi në terren, “veçanërisht në fushën logjistike dhe në fushën e inteligjencës”.
Kështu tha zëdhënësi i forcave të armatosura francize, Pascal Ianni për stacionin televiziv francez France2 të premten.
“Është e mundur që një sulm ndaj Kievit do të kryhet në ditët e ardhshme, por në fakt marrja e kontrollit të Kievit është një çështje krejtësisht tjetër dhe do të marrë një kohë të gjatë,” tha ai, duke treguar “rezervën” e ushtrisë ruse.
“Ushtria ruse është gjithashtu e kapur nga një pranverë e parakohshme,” shtoi ai, me tokën që shkrihet e që shkakton probleme lëvizshmërie për ushtrinë