• E mërkurë / Apr-24 02:21
  • Kontakt

Zelensky: Kemi arritur në një pikë kthese strategjike, do ta çlirojmë Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina ka arritur një “pikë kthese strategjike” në luftë me Rusinë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina ka arritur një “pikë kthese strategjike” në luftë me Rusinë.

Duke iu adresuar kombit ukrainas, në prapavijën e foltores së Zelensky valëvisnin flamujt e Ukrainës – duke ia bërë të ditur Vladimir Putinit se vendi i tij nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

“Është e pamundur të thuhet sesa ditë na kanë mbetur që ta çlirojmë Ukrainën. Por ne mund të themi se do ta bëjmë. Tashmë kemi arritur një pikë kthese strategjike. Tashmë jemi duke lëvizur drejt realizimit të qëllimit – pra fitores tonë”, tha Zelensky.

Sipas tij, ukrainasit janë popull krenar që gjithmonë ka mbrojtur vendin e vet dhe nuk do të lejojë të okupohet as edhe një copëz e kësaj toke.