Sonte mbahet gjysëmfinalja e parë e "Eurovisionit".
Ronela Hajati do të performojë e para sonte.
Ajo përfaqëson Shqipërinë me këngën e titulluar “Sekret”.
Pak para nisjes së finales së parë Ronela ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët.
“Kjo është për shqiptarët në Shqipëri: Mos boni shumë llafe sot me moralizma por çohuni dhe kërceni”, shkruan Ronela.
Ronela është përfolur shumë gjatë ditëve të fundit pasi ka rrëfyer rreth bullizmit që i është bërë në “Eurovision”, gjithashtu edhe me veshjet e saj tejet interesante.