Osmani takohet me kryeministren e Lituanisë: Kërkon mbështetje për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Osmani takohet me kryeministren e Lituanisë: Kërkon mbështetje për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministren e Lituanisë, Ingrida Šimonytė, me të cilin kanë biseduar për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe kanë konfirmuar angazhimin për thellimin e tyre.

Nëpërmjet një komunikate për media, tregohet se temë diskutimi ka qenë fusha e sigurisë, mbrojtjes, ekonomisë, teknologjisë por edhe fusha tjera me interes të dyanshëm.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Lituani, sot është pritur në takim nga kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Šimonytė. Të dy bashkëbisedueset kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërshtetërore, dhe kanë konfirmuar angazhimin për thellimin e tyre, posaçërisht në fushën e sigurisë,  mbrojtjes, ekonomisë, teknologjisë informative dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm”, thuhet në komunikatë.

Tutje, tregohet se Osmani ka kërkuar që Lituania ta mbështes Kosovën në procesin e kësaj të fundit për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në veçanti në Këshillin e Evropës.

Komunikata e plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Lituani, sot është pritur në takim nga kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Šimonytė. Të dy bashkëbisedueset kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërshtetërore, dhe kanë konfirmuar angazhimin për thellimin e tyre, posaçërisht në fushën e sigurisë,  mbrojtjes, ekonomisë, teknologjisë informative dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Presidentja Osmani ka theksuar se forcimi i bashkëpunimit me aleatët  mbetet prioritet kyç i politikës së jashtme të Kosovës.

“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Lituanisë ndër vite, ndërkaq tani është kyçe mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe në aspiratat tona drejt integrimit në BE dhe në NATO. Në një kohë vendimtare për të ardhmen e kontinentit tonë, me kryeministren u dakorduam që ta intensifikojmë bashkëpunimin e ndërsjellë në politikën e jashtme dhe të sigurisë.”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Temë e takimit ndërmjet Presidentes Osmani dhe kryeministres Šimonytė ishte edhe agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka potencuar mbështetjen e Kosovës ndaj popullit ukrainas.

“Pozicioni i Kosovës për Ukrainën  është plotësisht në përputhje me SHBA-në, BE-në dhe të gjitha vendet demokratike. Kosova ka miratuar sanksionet kundër Rusisë dhe është duke ofruar gjithë mbështetjen e mundshme për popullin e Ukrainës”, ka theksuar Presidentja Osmani. Ajo poashtu ka përmendur tendencat e Rusisë që nëpërmjet satelitit të saj, Serbisë ta destabilizojë Ballkanin.

Presidentja Osmani ka kërkuar nga kryeministrja Šimonytė mbështetje në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, e në veçanti në Këshillin e Evropës, e poashtu mbështetje në bindjen e shteteve skeptike për shtyrjen përpara të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, gjë që vazhdimisht është përkrahur nga Lituania.